Pacolli në Bruksel: Nuk ka ndarje as shkëmbim territoresh, ato janë propaganda

10:44 | 7 Shtator 2018
M. A.

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është duke marr pjesë në takimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit me homologun e tij serb Aleksandër Vuciq.

Pas përfundimit të takimit me Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, Pacolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të qartë se synim i tyre është njohja reciproke dhe rruga integruese drejtë BE-së.

Ai ka mohuar se nuk do të ketë bisedime për ndarje ose shkëmbin të territorit duke i quajtur ato propaganda.

Postimi i plotë:

Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë s’ka alternativë. Njohja reciproke dhe rruga integruese drejt BE-së është synimi ynë. Ndarja ose shkembimi i territoreve janë propagandē e kundërshtarëve të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale