Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka krkuar nga ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj që të sqarohet rreth çështjes së obligimeve financiare për skandalin e pasaportave.
“Kam një kërkesë për ministrin Flamur Sefaj një sqarim për veprimet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve financiare për çështjen e skandalit të pasaportave. Të gjithë e dini që kjo çështje është shkuar deri në arbitrazh”, ka thënë ai.
Pacolli, po ashtu ka deklaruar se gjatë vizitës së fundit që kishte në janar të këtij viti nga përfaqësuesit e jashtëm u është rekomanduar që të hiqet dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale, transmeton arbresh.info.
“Gjatë vizitës në Bruksel në janar na është rekomanduar që të heqim dorë nga Gjykata Speciale dhe ti jepet viza e lirë demarkacionit për arsye se ne duhet tu tregojmë qartë qytetarëve që obligimi dhe përgjegjësia është te ne që me shku përpara”, ka pohuar Pacolli.
Ai ka folur edhe për darkën që ishte organizuar në rezidencën e Behgjet Pacollit duke thënë se aty nuk është përdor buxheti i shtetit por ai vetanak i vet Behgjet Pacollit.
“Kemi pas kritika që jemi takuar në shtëpinë e zotëri Pacollit. Nuk e di kujt i pengon kjo”, ka thënën ai./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...