Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli iu është bashkuar një iniciative për të bërë pastrimin e rrugës dhe hapësirave përreth në fshatin Marec.
“Sot me një grup punëtorësh të devotshëm të udhëhequr nga Ismail Mulolli (të cilët janë duke bërë punë ndërtimi vendlindjen time në Marec) murem një iniciativë për pastrimin e rrugës dhe hapairave përreth (përndryshe i tejmbushur me mbeturina) nga Prekoci në Krilevë (28 KM). Është e frikshme sa mbetje janë mbledhur! Unë apeloj për ruajtjen e natyrës, ruajtjen e maleve dhe pastrimin dhe hapjen e shtretërve të lumenjve. Ruaje Kosovën … kopshtin që na ka dhënë Zoti”, ka shkruar Behgjet Pacolli në Facebook./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen