Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit.
Ky çmim iu nda nga presidenti i këtij vendi, Nursultan Nazarbayev, kurse lajmin e ka bërë të ditur, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.
Përmes një postimi në Facebook, Murseli ka thënë se çmimi i është ndarë Pacollit ndër të tjera edhe si rezultat i punës së palodhur për zhvillimin e vendit kazak
“Sot, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, z. Behgjet Pacolli, themelues i Mabetex Group, është vlerësuar me çmimin më të lartë të shtetit. Presidenti i parë i vendit, z. Nursultan Nazarbayev përgëzoj z. Pacolli për çmimin duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese. Presidenti Nazarbayev shtoi se çmimi i ndarë për z. Pacolli është ndër të tjera si rezultat i punës së palodhur për zhvillimin e vendit kazak”, shkruan Murseli./arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...