Pacolli: Ndarja e Kosovës është në ëndrrat e Kremlinit e Beogradit

17:09 | 14 Shtator 2019
A Z

Behgjet Pacolli, thotë se Kremlini dhe Beogradi e dëshirojnë ndarjen e Kosovës.

Por kjo sipas tij nuk do të ndodhë kurrë.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli thotë se edhe Rusia edhe Serbia heret a vonë do ta kuptojnë se tërësia territoriale e Kosovës është e paprekshme.

“Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë është agresioni në ish regjionin e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë”, ka shkruar Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale