Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i AKR-së, Z.Behgjet Pacolli ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës duke thënë se “ne duhet t’i jemi mirënjohës gjithë jetën tonë, miqve tanë perëndimorë”, shkruan Pacolli në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Pardje ndërsa reagoja për masakrën në Bruksel, përmendja se në kryeqytetin e Belgjikës ku jetojnë dhe shumë bashkatdhetarë tanë, është selia e NATO-s. E pra sot të dashur miq, mbushen 17 vjet nga fillimi i bombardimeve të Aleancës Veriatlantike, NATO për çlirimin e Kosovës. Serbia kishte nisur shumë më herët spastrimin etnik sipas Planit Patkoi, spastrim që u ndal prej bombardimit të NATO-s. Kjo Aleancë shtetesh të perëndimit e prirë nga SHBA, vendosi fatin e Kosovës duke e shpëtuar popullin tonë nga zhdukja. Fillimi i bombardimeve në 24 mars 1999 dhe në përgjithësi aksioni i mëtutjeshëm i NATO-s, garantoi lirinë dhe pavarësinë tonë, duke zbuar jashtë territorit ushtrinë pushtuese serbe.
Ky fakt historik nuk duhet harruar kurrë dhe i duhet mësuar brezave të rinj për jetë të jetëve. Nuk ekziston asnjë predikim, asnjë rrenë e mëvonshme, asnjë teori konspirative, që të mund ta zhbëjë këtë të vërtetë të madhe! Ja pse ne duhet t’i jemi mirënjohës gjithë jetën tonë, sa të jetojë Kosova, miqve tanë perëndimorë!
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...