Presidenti i Aleancës Kosova e Re, sot ka vizituar degën e AKR-së në Mitrovicë, ku ka zhvilluar takim me koordinatorin e degës, Nusret Qubreli dhe anëtarë tjerë të shumtë.
Në takim u konfirmua edhe një herë që Aleanca Kosova e Re pavarësisht individëve mbetet e fuqishme siç ka qenë që nga themelimi i saj në vitin 2006.
Para anëtarëve të shumtë të degës, lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, shprehu falënderimin e tij për angazhimin dhe besimin që qytetarët mitrovicas po i japin AKR-së dhe vizionit të tij për zhvillimin e vendit.
“Dyert e AKR-së mbeten të hapura, për të gjithë atë që ia duan të mirën asaj, për të gjithë ata që me sinqeritet duan të punojnë me ne që bashkë t’i kthejmë dinjitetin qytetit të Mitrovicës”, ka deklaruar Presidenti Pacolli.
Lideri i Aleancës Kosova e Re, në fund të këtij takimi ka falënderuar të gjithë anëtaret dhe simpatizantët e AKR-së dhe siguroi ata që ai do të jetë pranë tyre dhe kështu me përkrahjen e tyre dhe me një program zhvillimor koalicioni AKR-NISMA-PD do të dalë fitues në Mitrovicë./arbresh.info

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...