Sipërmarrësi kosovar, Rrahim Pacolli e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konfirmuar se vota e deputetit Etem Arifi është e paligjshme dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditëve.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky vendim ishte i drejt dhe i duhur.
“E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka konfirmuar se vota e një deputeti nuk është e ligjshme dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Konsideroj se një vendim i tillë është i drejt dhe i duhur”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij, tashmë është në duart e popullit që të zgjedh liderin e tyre politik që të nxjerr vendin nga kjo krizë në të cilën është zhytur.
“Tashmë është në duart e popullit të Kosovës që të zgjedhin liderin e tyre, gjë e cila iu mohua më 3 qershor dhe të tejkalohet kjo krizë politike, në të cilën është zhytur shteti tash e sa muaj”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Postimi i plotë:
E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka konfirmuar se vota e një deputeti nuk është e ligjshme dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Konsideroj se një vendim i tillë është i drejt dhe i duhur.
Tashmë është në duart e popullit të Kosovës që të zgjedhin liderin e tyre, gjë e cila iu mohua më 3 qershor dhe të tejkalohet kjo krizë politike, në të cilën është zhytur shteti tash e sa muaj. Rr.P
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës