Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka mirëpritur emërimin e Richard Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi nga Presidenti Trump.
Pacolli gjithashtu shkruan në facebook se SHBA po tregon përkushtim për procesin dhe interesin personal të Presidentit Trump për të arritur njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info/
Ja postimi i plotë:
Unë mirëpres emërimin e Ambasadorit Amerikan në Berlin Richard Grenell si i dërguar special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi nga Presidenti Trump. Kjo tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për procesin dhe interesin personal të Presidentit Trump për të arritur njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
Në javët e fundit kam përsëritur gjithmonë se dialogu duhet të përmbyllet nga qeveria e re.
Është detyra kryesore dhe interesi ynë strategjik për tu lidhur me partnerët tanë, për të punuar me miqtë tanë. Presidenti Trump dëshiron që Serbia ta njohë më në fund Kosovën dhe ne do ta mbështesin këtë qëllim, sepse është interes i Kosovës gjithashtu.
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...