Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli në kuadër të samitit të Dubrovnikut është takuar me homologun e tij ministrin e jashtëm të Hungarisë Peter Szijarto.
Pacolli gjatë këtij takimi i ka kërkuar ministrit hungarez vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në anëtarësimin në Interpol, procesin në liberalizimin e vizave si dhe në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Postimi i plotë:
“Në margjina të samitit të Dubrovnikut takova homologun dhe mikun tim, ministrin e jashtëm të Hungarise Peter Szijarto, të cilin e falenderova për perkrahjen e deritanishme per Kosoven dhe i kërkova vazhdimin e përkrahjes për anetaresimin e vendit tonë ne INTERPOL, procesin e liberalizimit te vizave si dhe ne rrugën e metutjeshme te Kosoves drejt integrimeve evropiane.
Ministri hungarez më siguroi se Kosova do te vazhdoj te kete perkrahjen e Hungarisë nē secilin proces.
Ministri hungarez u interesua edhe për rrjedhën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që zgjidhja që do të arrihet të jetë stabilizuese për rajonin dhe se Hungaria do te perkrah zgjidhjen që arrihet në mes të dy palëve negociuese”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim