Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh gjatë një rrugëtimi të gjatë, siç e ka përshkruar ai vetë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli theksoi se, ndonëse rrugëtimi mund të jetë shpesh i lodhshëm, ai është dëshmi e përkushtimit të tij ndaj Kosovës dhe popullit të saj.
“Mes rrugëtimesh të gjata, e shfrytëzova momentin për reflektim dhe lexime që më mbushin me energji të re për sfidat që na presin. Ndonëse shpesh i lodhshëm, ky ritëm është një dëshmi e përkushtimit që kam ndaj vendit tonë dhe njerëzve të tij. Ditë të mbarë ju uroj miqtë e mi”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...