Ministri i porsazgjedhur i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do ta marrë nesër zyrtarisht detyrën e re.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet një njoftimi për media.
MPJ njofton se “nesër, (e hënë), 11 Shtator 2017, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit në largim, z Emanuel Demaj, tek Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në ardhje z. Behgjet Pacolli”.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës me fillim në ora 12:00.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...