Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, në orët e pasditës pritet t’i adresohet me një fjalim dhjetëra përfaqësuesve të lartë nga vende të ndryshme, përfshirë Ministra të Jashtëm, ata nga Organizatat Ndërkombëtare, prijësve fetar dhe përfaqësuesve nga shoqëria civile, të cilat janë mbledhur për të diskutuar sfidat, identifikojë rrugët konkrete për të luftuar persekutimet fetare, diskriminimin dhe për të siguruar respekt më të madh për liritë fetare për të gjithë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se hapja e Miniterialit për avancimin e Lirive Fetare në botë u bë nga Zëvendës-Presidenti amerikan, Mike Pence dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Në margjina të këtij ministeriali numri dy i Qeverisë , Pacolli, pritet të takojë dhjetëra homologë të tij nga shtete të ndryshme, që po marrin pjesë në këtë ngjarje, ndërkohë do të ketë takime të ndara edhe me përfaqësues të lartë nga ShBA.

Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?