Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, po merr pjesë në një darke pune të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të presidencës polake për Procesin e Berlinit.
Në praninë e ministrit të jashtëm gjerman si bartës të këtij procesi, u diskutua për gjendjen e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe ndikimi që ata do duhet të kenë në Evropën e përbashkët.
“Potencova se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe procesin integrues. Procesi i Berlinit ofron një shans të madh për të adresuar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta rajonale. Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë”, deklaroi Pacolli./blic/
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...