Ish-presidenti, Behgjet Pacolli ka publikuar një mesazh reflektues përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë mendimet e tij për rrugëtimin jetësor, sfidat e kaluara dhe qëndrueshmërinë përballë kritikëve.
Pacolli ka thënë se shpesh ndalet për të reflektuar, jo për t’u zhytur në të kaluarën, por për të kuptuar më mirë rrugën që ka përshkuar deri më sot.
“Anë disa momente kur ndalem dhe marrë frymë thellë, thjesht për të reflektuar, për të parë prapa – jo për të u zhytur në të kaluarën, por për të kuptuar më mirë rrugën që kam përshkuar,” ka shkruar ai.
Duke folur për sfidat me të cilat është përballur në jetën publike e profesionale, Pacolli përmend edhe kritikat që ka marrë nga njerëz të cilët, sipas tij, nuk e kanë njohur mundin dhe përpjekjet e tij.
“Kujtoj se sa herë isha afër cakut, shfaqeshin disa njerëz që nuk e njihnin mundin tim, dhe gjykonin drejtimin që ndjekja,” ka theksuar ai.
Ish-presidenti nënvizon se në momente të tilla ka zgjedhur të ndalet dhe të analizojë se kush ishin këta njerëz dhe çfarë përpiqeshin të zgjonin brenda tij, duke shtuar se nuk do të lejojë të gjykohet nga ata që nuk kanë kaluar asnjë betejë në jetën e tyre.
“Kisha fituar qindra beteja në jetën time, andaj nuk mund të lejoja ata të cilët nuk luftuan kurrë në jetën e tyre të shfaqeshin në atë rol,” përfundon Pacolli.
Në fund të mesazhit të tij, Pacolli ka shprehur mirënjohje dhe përshëndetje për ndjekësit dhe miqtë e tij, duke e cilësuar postimin si një “moment reflektimi nga një rrugë e gjatë”./Arbresh.info
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...