Çdo muaj Behgjet Pacollit i shtohen shumë më shumë adhurues se Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Nuk dihet nëse është vepra e tij, apo ndonjë arsye tjetër që i bën qytetarët ta pëlqejnë shumë më shumë miliarderin Behgjet Pacollin apo Isa Mustafën, i cili vitin 2017 do ti menaxhoi 2 miliardë euro.
Të dhënat e fundit tregojnë se brenda muajit Pacollit i janë bashkuar 6,888 adhurues të rinjë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, për dallim nga Mustafa të cilit i janë bashkuar vetëm 984 adhurues.
Kështu tregojnë të dhënat e matura nga faqja “socialbakers” ku thuhet se Behgjet Pacolli është më i ndjekuri në kategorinë shoqërore në Kosovë.
Ai pasohet nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi, derisa në vendin e tretë është Ambasada Amerikane në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe partia e tij, nuk janë as në mesin e dhjetë faqeve më të ndjekura në Facebook.
Partia e Fortë është më e ndjekura nga të gjitha partitë tjera.
Sipas të dhënave në Facebook kjo është radhitja e politikanëve kosovarë: Behgjet Pacolli ka 470 mijë ndjekës më Facebook , Hashim Thaçi ka 322 mijë ndjekës më Facebook, Isa Mustafa 25 mijë ndjekës më Facebook, Visar Ymeri 13 mijë ndjekës në Facebook, Fatmir Limaj 76 mijë ndjekës në Facebook, Ramush Haradinaj 92 mijë ndjekës më Facebook, Kadri Veseli 83 mijë ndjekës në Facebook. /Gazeta Fjala/Arbresh.info
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin Rashiq: Vetëm s...
CEO i Al Hilal nuk e përjashton transferimin e Vinicius Jr n...
Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...