Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se ndërkombëtarët janë më aktiv.
“Qeveria e re do t’i hapë rrugë dialogut, taksa besoj do të hiqet. Marrëveshja finale me Serbinë duhet të arrihet. Këto zgjedhje do të jenë shumë të vështira”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në RTK.
Për Serbinë e cila po punon kundër interesave të Kosovës, Pacolli tha se Serbia po bën propagandë aktive kundër Kosovës.
“Flet për tërheqjen e njohjeve, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Pacolli.
“Kosova sot shihet si vend që e bllokon dialogun, si vend që nuk dëgjon dhe që nuk kryen punë me miqtë e saj. Përpara ka pasur mbështetje, por pas vitit të fundit vërehet mungesa e mbështetjes. Shpresoj se ajo do të kthehet”, tha ai.
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan