Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR) në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se dëshiron ta shohë edhe Kosovën pjesë e Ballkanit të Hapur, bashkë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi
“Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA. Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni” ka thënë Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Tutje ai tha se Kosova nuk guxon të hezitoj e të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA.
“Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan në favor te Kosovës). Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat” shtoi në fund Pacolli./arbresh.info/

Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj
Benita e zhgënjyer me Labin: Kuku, me kë paskam ndenjur deri...
Edi Rama e quan idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës që tha...
Konjufca: Kush tenton ta ndryshojë të vërtetën tonë, do të h...
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë