Në kohën kur po protestohet ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ai është vënë në mbrojtjes, ku ka thënë se nuk ka arsye për shqetësime lidhur me ndërtimin e xhamisë, shkruan portali arbresh.info.
Sipas Pacollit, arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës që janë të besimit Islam.
Tutje, ai është shprehur mirënjohës për popullin e Turqisë që janë edhe investitori kryesor në ndërtimin e xhamisë.
Shkrimi i tij i plotë:
Xhamija e Re,
Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.
Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.
Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.
Le të vazhdojmë të jemi kështu./arbresh.info/
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...