Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar përmes një postimi, duke theksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj shtetit të Kosovës dhe angazhimit për njohjet ndërkombëtare.
Pacolli ka deklaruar se nga dritarja e avionit ka parë mijëra herë rrugën drejt Kosovës, duke e cilësuar çdo fluturim si një mision për shtetin, për sigurimin e njohjeve dhe forcimin e miqësive ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Nga dritarja e këtij avioni kam parë mijëra herë rrugën drejt Kosovës.
Çdo fluturim ka qenë mision – për njohje, për miq, për shtetin tonë.
Nuk jam ndalur kurrë nga zhurma apo sulmet.
Përgjigjja ime ka qenë gjithmonë puna dhe rezultatet për shtetin. Disa humbën kohën duke gjykuar. Unë zgjodha të punoj. Për ta kam vetëm keqardhje.
Me qetësi, me besim dhe me dashuri për atdheun, na mbetet ende shumë për të bërë.
Rruga është e gjatë, por Kosova është misioni im i përjetshëm./Arbresh.info
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...