Pacolli kërkon të rriten pagat e infermierëve

15:08 | 12 Maj 2020
M. A.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli  në ditën e Infermierisë ka kërkuar të rriten pagat e tyre dhe t’iu jepet një jetë dinjitoze jashtë punës së tyre të mundimshme.

Postimi i plotë:

Secili prej nesh ka patur rastin te shohë infermieret dhe infermierët te ndihmojnë plot perkushtim të afermit tanë!

E sot në ditën e infermiereve është koha jo ti përshëndesim prej ballkoneve te izolimit nga murtaja që na ka zënë, por që mirenjohja ndaj tyre të marrë formën e nje dhurate të përjetshme. Nënat dhe motrat tona janë infermieret e para; ato medicinalet kujdesen për ne, fëmijët dhe prindërit tanë gjithë jeten. Ato dhe ata janë shumë të afert me ne. Ndaj jo rastësishtë quhen motra medicinale apo sherbyes të besueshëm medicinal. Shumë prej tyre kanë humbur jetën nga Covid 19, pse ato ( ata ) janë në vijën e parë, duke sakrifikuar. Kjo murtajë do kalojë, por ne duhet ta respektojmë këtë shtresë profesionale shumë të çmuar në kët botë: ti rritim rrogat e tyre, për t’i dhënë jetë dinjitoze jashtë punës së tyre fisnike dhe të mundimshme!

Shpërndaje në rrjete sociale