Behxhet Pacolli në Zona B, përballë analistëve Dardan Gashi dhe Ilir Mirena, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë punë jashtëzakonisht të keqe në menaxhimin me asetet strategjike të vendit.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, ka deklaruar se pas miratimit të Ligjit për Investime Strategjike, Kosovës i duhen ekspertë që do të bisedojnë me investitorë të huaj në nivel profesional, ndërsa ka kërkuar reduktimin e “administratës joprofesionale shtetërore”, njofton Klan Kosova.
“Unë kam insistuar gjithmonë për Ligjin për Investime Strategjike, sepse bisedime për këto gjëra kanë ndodhur gjithmonë. Por dëmi i madh është bërë, me Telekomin e Kosovës, që ka dështuar dhe kemi një proces shumë të madh – për të cilin do të doja që të jetë në favor të Kosovës. Problemi tjetër është Brezovica, që është dështim total i qeverisë, që ka bërë një punë të cilën dy fëmijë të klasës së tetë do ta bënin më mirë. Nëse ne kemi dhënë kësi shembuj nuk e di a do të ketë vonë. Po frikësohem që është shumë vonë. Kjo punë duhet të bëhet me njerëz ekspertë. Unë nuk njoh asnjë njeri në Qeverinë e Kosovës që mund të bëj diskutim dinjitoz me investitorë të huaj. Kosova nuk mund të shkojë kështu përpara. Duhet të thjeshtësohet i gjithë arsenali i administratës në favor të kualitetit të njerëzve. Nevojitet kualitet shumë i madh në qeveri. Duhet që kjo administratë të reduktohet drastikisht, sepse me një të tillë krejtëisht të pavetëdijshme të ecet përpara”. /klankosova.tv
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...