Kryesuesi i Delegacionit teknik për çështje të sigurimeve kufitare Rrahim Pacolli, i ka bërë thirrje përsëri Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masat e duhura lidhur më targat e automjeteve RKS ku qytetarët e Kosovës po detyrohen të vejnë targat “Proba” për të hyrë në territorin e Serbisë.
Pos tjerash, Pacolli ka informuar se marrëveshja e arritur në Bruksel më palën serbe për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar po aplikohet në tërësi nga pala kosovare
Postimi i plotë i z. Pacolli në Facebook:
Desha të ju informoj se marrëveshja e arritur në Bruksel me palën serbe për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar po aplikohet në tërësi nga pala kosovare. Deri më tani mbi 40 mijë qytetarë janë pajisur me polica TPL Plus të cilët po lëvizin në territorin serb.
Çështje problematike mbetet ajo se qytetarët e Kosovës , me targa te automjeteve RKS po detyrohen të vejnë targat “Proba” me rastin e hyrjes në territor serb.
Nga fillimi zbatimit të marrëveshjes në fjalë kam kërkuar zgjidhjen e këtij problemi, por me sa duket pala serbe nuk ka marrë parasysh këtë kërkesë.
Andaj, i bëj përsëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masat e duhura lidhur me këtë çështje. Qytetarët serb të detyrohen po ashtu të zëvendësojnë targat e tyre me targa të përkohshme, e nëse nuk ka ndryshime deri në fillim të shtatorit, do të shqyrtohet mundësia për anulim të kësaj marrëveshje.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun