Sot është shënuar 21 vjetori i masakrës së Reçakut, ku figura politike dhe qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe.
Ndër ta i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ku përmes një postimi në Facebook, tha se sot kujtojmë e nderojmë civilët e pafajshëm, viktimat e Masakrës së Reçakut, të cilët u masakruan nga forcat serbe, dhe çdo ditë, ne do të bëjmë thirrje për vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Sot kujtojmë dhe nderojmë civilët e pafajshëm, viktimat e Masakrës së Reçakut, të cilët u masakruan nga forcat serbe. Por sot, dhe çdo ditë, ne do të bëjmë thirrje për vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e kryerjes së masakrës së Reçakut dhe masakrave tjera në Kosovë, sot udhëheqin shtetin serb.
Ata madje edhe e mohojnë këtë masakër duke shkaktuar krimin e tmerrshëm të radhës.
Lavdi të rënëve. /arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...