Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është duke marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poloni.
Pacolli përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka falënderuar Poloninë dhe ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jasek Czaputowicz, për organizimin e këtij Samiti dhe për angazhimin për të sjellë një frymë të re bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.
Postimi i plotë:
“Është e rëndësishme ky rol dhe vlera e shtuar e Polonisë në procesin e zgjerimit të BE, që ka mbetur në gjysmë të rrugës dhe mbështetjen e saj për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit. Ne kemi shumë për të mësuar gjatë integrimit evropian dhe mbi të gjitha kemi shumë për të kapërcyer në marrëdhëniet tona në Ballkan dhe në raport me shoqëritë tona”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...