Lideri i AKR-së, z.Behgjet Pacolli kërkon nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që të bëjë jetësimin ligjor të dy pikave që kosovarët e Diasporës vazhdimisht ia kërkojnë z. Pacolli.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha thënë se ato pika janë: Që Diaspora të ketë 5 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe që në zgjedhjet e ardhshme të jetë e mundur që Diaspora të votojë, me plot kuptimin e fjalës, në shtetet ku ata jetojnë, në mënyrë të ngjashme si serbët e Kosovës që votuan për Parlamentin e Serbisë.
Tutje Pacolli ka thënë që shpreson kësaj radhe që lidershqipi kosovar të kuptoj rëndësinë vitale të Diasporës.
Postimi i plotë
Të dashur miq, tërë kohën sa jam në kontakt me Diasporën, në mënyrë të vazhdueshme, ata kërkojnë dy gjëra për zgjedhjet e ardhshme:
1) Që Diaspora të ketë 5 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.
2) Që në zgjedhjet e ardhshme të jetë e mundur që Diaspora të votojë, me plot kuptimin e fjalës, në shtetet ku ata jetojnë, në mënyrë të ngjashme si serbët e Kosovës që votuan për Parlamentin e Serbisë.
Unë kërkoj nga Presidenti i Republikës së Kosovës që të fillojë procedurat për jetësimin ligjor të këtyre dy pikave.
Shpresoj që kësaj radhe lidershipi i Kosovës e kupton rëndësinë vitale të Diasporës në përditëshmërinë e Kosovës.
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit