Kryesuesi i Delegacionit teknik për çështje të sigurimeve kufitare Rrahim Pacolli, ka sqaruar të gjithë qytetarët të cilët mund të kenë hasur në një keqkuptim për tarifat e sigurimit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se me policen e sigurimit të njohur si TPL PLUS, më të cilën udhëtohet në Maqedoni mund të hyjnë edhe në territorin e Serbisë pa pasur nevoje për pagesa shtese.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të z. Rrahim Pacollit.
“Sqarim:
Me sa duket, eshte krijuar konfuzitet ne lidhje me tarifat e sigurimit si rrjedhoje e marreveshjes per levizje te lire me Serbine , andaj desha t’i njoftoj te gjithe se me policen e sigurimit te njohur si TPL PLUS, me te cilen udhetohet ne Maqedoni mund te hyjme edhe ne territorin e Serbise pa pasur nevoje per pagesa shtese. Pra, te njejtes police sigurimi (TPL PLUS) i shtohet edhe mbulueshmeria per territorin e Serbise. (sic)”, ka shkruar z. Pacolli.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj