Behgjet Pacolli, president i AKR-së, ka thënë se do të mbështet kombëtaren shqiptare në çdo aspekt.
Në një postimi në facebook ai tregon së si trajneri i kombëtares Gianni de Biasi e kishte vlerësuar punën e tij gjatë marrjes së titullit Honoris Causa nga Universiteti Evropian në Tiranë.
Lexojeni postimin e plotë të z. Pacolli:
Gianni de Biasi,trajneri i kombëtarës shqipëtare me kishte vlerësuar gjatë marrjës së titullit Honoris Causa nga Universiteti Europian në Tiranë,për çka e vlerësoj shumë,e falemnderoj atë dhe i deshiroj kombëtarës tonë suksese në sfidat e ardhëshme.
Unë kam vendusur më e mbështet kombëtarën në çdo aspekt.
Qe çka kishte deklaruar De Biasi;
De Biasi vlerëson ish-presidentin e Kosovës
Publikuar: 2015-10-04 10:16:42
Gjatë marrjes së çmimit Doctor Honoris Causa, trajneri italian vlerësoi punën e ish-presidentit, Pacolli.
Në fjalimin e tij pas marrjes së çmimit “Doctor Honoris Causa” në Universitetin evropian të Tiranës (UET), Gianni de Biasi ka përkujtuar suksesin ndërkombëtar të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli me kompaninë e tij, Mabetex.
De Biasi kujtoi se ai dhe Pacolli kanë diçka të përbashkët: me aftësitë dhe talentin.
“Më nderon shumë marrja e këtij titulli, pasi para jeje i është akorduar personaliteteve të shquar të nderuar dhe me çmime Nobel, studiuesve të shquar, ndërmarrësve të mëdhenj. Mes tyre, po shoh pjesëmarrës, ish-Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ndërtoi një grup të madh, duke shfrytëzuar kreativitetin e vet, të bashkëpunëtorëve të vet, kryesisht shqiptarë, për të arritur suksese ndërkombëtare”, tha De Biasi.
Ish-presidenti i Kosovës, Pacolli katër vite më parë kishte marr titullin e njëjtë nga i njëjti Universitet.(sic)
Trafik i rënduar drejt Prishtinës, kolona të gjata te “...
Presidenti i Iranit thyen heshtjen, fajëson fuqitë e huaja p...
Ndërhyrjet për pastrimin e rrugëve dhe monitorimin e rrëshqi...
O’Showen Williams është goditja e radhës e GO+ Pejës
Rezultati i PDK-së në zgjedhje, Hoxhaj: Duhet të përballemi ...
Manchester United eliminohet nga FA Cup, mposhtet nga Bright...