Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar ditëlindjen e 84 Papa Franceskut.
Pacolli, thotë se një vit më parë në vigjilje të ditëlindjes kishte vizituar Papa Franceskun dhe ishte impresionuar nga humanizmi dhe vëmendja që ai kishte treguar për Kosovën, shkruan arbresh.info.
“Vetëm një vit më parë, në vigjiljen e festës së ditëlindjes së tij, takova, në selinë e tij në Vatikan, Papa Franceskun, i cili sot mbush 84 vjeç. Thellësisht i impresionuar nga humanizmi që ai përcillte dhe vëmendja për zhvillimet në Kosovë. E inkurajoi po ashtu shoqën time, Mashën, që të vijonte punën me gratë e keqtrajtuara të luftës. “Më shkruaj për çdo zhvillim dhe qofsh e bekuar për këtë që po bën!”- i tha Papa shoqes sime”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai, duke uruar atë për ditëlindjen e tij, i ka bërë lutje që të mos harrojë se kombi shqiptar është komb paqësor.
“Sot unë i uroj jetë të gjatë dhe të lumtur Papa Franceskut dhe të mos harron se kombi shqiptar është komb paqësor dhe tolerant”, ka shkruar Pacilli.
Postimi i plotë:
Vetëm një vit më parë, në vigjiljen e festës së ditëlindjes së tij, takova, në selinë e tij në Vatikan, Papa Franceskun, i cili sot mbush 84 vjeç. Thellësisht i impresionuar nga humanizmi që ai përcillte dhe vëmendja për zhvillimet në Kosovë. E inkurajoi po ashtu shoqën time, Mashën, që të vijonte punën me gratë e keqtrajtuara të luftës. “Më shkruaj për çdo zhvillim dhe qofsh e bekuar për këtë që po bën!”- i tha Papa shoqes sime. Sot unë i uroj jetë të gjatë dhe të lumtur Papa Franceskut dhe të mos harron se kombi shqiptar është komb paqësor dhe tolerant.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00