IPresidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë që vetëm diskutimi publik në Uashington për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova është i rrezikshëm dhe i frikshëm, e lëre më që kjo të ndodhë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë që ne duhet të mendojmë çfarë jemi duke bërë për këtë vend dhe të ardhmen.
Postimi i plotë i Pacollit:
Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, pavarësia jonë është e kundërshtuar nga Serbia dhe aleatët e saj, ne nuk jemi në proces të anëtarësimit në NATO sepse 4 anëtarë evropianë nuk na njohin dhe ushtria jonë nuk është ende një ushtri e plotë.
Trupat amerikane në Kosovë janë shtylla jonë e ekzistencës si shtet dhe garancion i sigurisë për integritetin territorial të Kosovës.
Veprimi nga kushdo në Kosovë që i çon miqtë tanë amerikanë të ndërmarrin një hap të tillë është një gabim i rëndë që do të krijojë një dëm të madh për Kosovën dhe pasoja që nuk do të riparohen për 30 vjet.
Amerikanët nuk e kanë planifikuar kurrë tërheqjen nga Kosova.
Kjo ishte një tabu deri dje. Nëse i bëjmë ata të ndërmarin këtë veprim gjeneratat e ardhshme nuk do ta falin kurrë këtë klase politike. Ne do të bëjmë diçka që serbët nuk ishin në gjendje ta bënin kurrë: të nxjerrin amerikanët nga Kosova dhe të na bëjnë të hyjmë në konfrontim me amerikanët. Ne duhet të mendojmë për këtë se çfarë jemi duke bërë për këtë vend dhe të ardhmen.
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...