Pacolli: Granit Xhaka nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve

15:24 | 5 Dhjetor 2022
Emir Abduramani

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze dje nga Zana Avdiu, e cila tha se veprimet e Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë ishin veprime të “rrugaçëve”.

Pacolli në rrjetet sociale, tha se Granit Xhaka nuk ka bërë veprime të rrugaçëve, e as nuk është i tillë, përcjell arbresh.info.

Sipas Pacollit, Xhaka gjithmonë bën maksimumin për kombin shqiptar dhe Zvicrën.

Në fund, Pacolli e quajti mesfushorin e Arsenalit si “nderi i kombit”.

“Siç po shifet Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve. Ai ka bërë dhe po bën maksimumin që dikush jep për kombin e vetë në rend të parë dhe për shtetin që atij i besoj dhe e përvetësoj me krenari si qytetar të saj. Rrofsh sa malët Granit Xhaka, ti je dhe mbetesh nderi i kombit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Gjatë ditës së sotme, FIFA ka hapur procedurë hetimore ndaj Serbisë për veprimet e bëra ndaj Zvicrës, e në veçanti ndaj Xhakës, Shaqirit e kombit shqiptar.

E, procedurë e tillë nuk është hapur për Xhakën, ndonëse serbët pretendonin një gjë të tillë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale