Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në një takim kortezie Ambasadoren e re të Republikës helenike në Kosovë, Chryssoula Aliferi.
Pacolli e njoftoi mysafiren në lidhje me zhvillimet e politikës së brendshme si dhe prezantoi prioritetet e politikës së jashtme të vendit, duke kërkuar në veçanti mbështetjen e shtetit grek sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy shteteve duke shprehur përkushtimin reciprok për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik.
Mbi qëllimin e njëjtë është dakorduar që një Forum Ekonomik në mes Kosovës dhe Greqisë të mbahet në vjeshtë të këtij viti, i cili synon t’i bashkojë udhëheqësit politikë dhe ndërmarrësit e të dyja vendeve.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja