Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka reaguar ndaj rastit të sotëm të vrasjes së 36 vjeçarit në një kazino në Lipjan.
Pacolli përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ka thënë se fenomeni i vrasjeve dhe grabitjeve ka marrë përmasa alarmante.
Ai ka kërkuar nga qeveria që të ndërmerren masa adekuate nga njerëz kompetent dhe profesional për të parandaluar këto akte makabre.
“Fenomeni i vrasjeve dhe grabitjeve në vend ka marrë përmasa alarmante, kërkoj nga qeveria që në krye të institucioneve të sigurisë të vihen njerëz kompetenet dhe profesional me qëllim të parandalimit të këtyre akteve makabre dhe ofrimit të sigurisë të plotë të qytetarëve”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës