Pas një pauze nga Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seanca e jashtëzakonshme ku është duke u diskutuar lidhur me largimin e të rinjve nga Kosova.
Seanca për debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta, u thirr nga LDK-ja me mbështetjen e 41 deputetëve.
Për deputetin e AKR-së Islam Pacolli shpërnguljet qe po ndodhin në Kosovë nuk janë diçka tragjike sepse sipas tij arsyeja që po dalin të rinjtë është për punësim dhe për ardhme të tyre.
Shpërngulja nuk po behet në mënyrë ilegale por për punësim, tha Pacolli.
“Shpërngulja nuk është diçka tragjike. Duke pas parasysh se ma herët janë shpërngul edhe për arsye ma të rënda ndërsa sot po shpërngulem për një jetë më të mirë”
“Kjo nuk është vetëm sot kjo është që nga pasluftës. Ne duhet me ju falënderuar shteti gjerman qe ju ka ofruar mundësi që ata të shkojnë në mënyrë legale dhe të punësohen. Ne dihet me jau sjell kushtet që dikush me vazhdu këtu.”
“Fajtori është i përgjithshëm. Ne të gjitha komunat po dalin. Rinia lyp një jetë më të mirë. Ne duhet me reflektuar në këtë drejtim”, tha Pacolli./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/307662059914032/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...