Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë një fotografi nga një dekoratë që ka marrë duke thënë se ajo është dëshmi e punës së ndershme dhe jo vetëm simbol metali.
Sipas tij, e vërteta e njeriut qëndron te veprat që flasin, shkruan Arbresh.info.
“Nderi nuk kërkohet. Ai jepet. Në një botë ku shpesh zhurma zë vendin e thellësisë dhe maska zëvendëson përmbajtjen, më kujtohet gjithnjë një e vërtetë e thjeshtë: vlerësimi më i pastër vjen nga ata që njohin dhe e pranojnë të mirën, pa zhurmë, pa kalkulim.”, ka shkruar ai.
“Kjo dekoratë që po mbaj në dorë nuk është vetëm simbol metali, por një dëshmi që rruga e punës së ndershme, e përkushtimit dhe kontributit, pavarsisht sa e heshtur, nuk mbetet e padukshme. E vërteta e njeriut nuk qëndron as te fjala e stisur e as te kritika e lehtë, por te veprat që flasin. Ato s’kanë nevoj të mbrohen – sepse janë të qëndrushme në kohë. E kush zgjedh të mos i shoh, do të mbetet duke u përballur me hijet e veta, jo me dritën e tjetrit. Unë zgjedh të flas me vepra.”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Shembja e rrugës, ende pa rrymë një pjesë e Prishtinës
Moti në Shqipëri i qetë dhe reshje të izoluara
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...