Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka deklaruar sot se duhet angazhim lidhur me përmirësimin e imazhit të Kosovës.
Pacolli ka thënë se Kosova nuk e ka vëmendjen si dikur, prandaj duhet punuar më shumë në këtë drejtim.
Këtë deklaratë Pacolli e bëri gjatë konferencës së pestë të ambasadorëve, punimet e të cilës po zhvillohen në Prishtinë.
Pacolli gjithashtu ka akuzuar Serbinë për bllokim dhe mosnjohje të realitetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Mes tjerash, Pacolli atje ka folur edhe për diplomatët kosovarë.
“Depolitizimi i diplomatëve është i vështirë , por duhet t`i shërbehet atdheut. Ne duhet të kemi diplomaci të paanshme dhe do të krijojmë kushte më të mira për ata që punojnë në ambasada. Sfida kryesore tash është marrëveshja me Serbinë e që duhet të jetë marrëveshje e paqes”, tha ai./Indeksonline
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...