Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli gjatë debatit të radhës me qytetarë në Mitrovicë ka thënë se të gjitha premtimet e partive të tjera në fushatë elektorale kanë qenë hajgare.
Ai mes tjerash iu ka thënë mitrovicasve, se do ta reduktojë administratën në 3o për qind si dhe do ta pastrojë administratën aktuale, siç theksoi ai “duke e larguar administratën tepricë”.
I pari i AKR-së gjatë këtij debati publik në formë fushate ka premtuar se partia që drejton ai do t`i punësojë 70 mijë persona në vit dhe do të ketë rritje ekonomike mbi 10 për qind.
Ai gjithashtu ka thënë se po të kishte investuar në ndonjë vend tjetër ashtu siç ka bërë në Kosovë, atëherë ia kishin shtruar tepihun e kuq.
“E kam kuptuar që në vendin tonë s `mund të bëhesh profet, po çka të bëj”, ka thënë numri një i kësaj partie.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...