Pacolli dhe Buzhala ndajnë një mendim të përbashkët

21:28 | 12 Prill 2016
M. A.

Presidenti I AKR-së, z. Behgjet Pacolli përmes llogarisë së tij në facebook ka publikuar një postim të analistit Berat Buzhala, duke thënë së çdo fjalë që ka shkruar ai është e saktë “Edhe pse thotë që nuk jam një politikan i mirë, (për shkak të sinqeritetit tim) por njeri mirë, sepse këtë më ka thënë edhe mua, “të jesh i sinqertë, i drejtë dhe i pastërt në Kosovë, do të thotë të jesh i dobët”, shkruan Pacolli në Facebook./Arbesh.info

Miqtë e mi, po ua ndajë sonte këtë shkrim të Berat Buzhalës edhe me ju, pasi që çdo fjal që ai ka shkruar në të, është e saktë. Edhe pse thotë që nuk jam një politikan i mirë, (për shkak të sinqeritetit tim) por njeri mirë, sepse këtë më ka thënë edhe mua, “të jesh i sinqert, i drejtë dhe i pastërt në Kosovë, do të thotë të jesh i dobët”.

Ja postimi tij i plotë:

Sqarim perfundimtar rreth 8000 frangave te Pacollit,

Lexojeni komplet, ju lutem!

– Ka qene viti 2010 kur une kisha vajtur ne Londer per nje trajnim disa mujor. Pacollin e kam dost, sepse e konsideroj shume njeri te mire. Politikan? Jo shume te mire. Sido qe te jete, kur une po qendroja ne Londer ai po lobonte atje tek disa shtete afrikane per te njohur Kosoven, por edhe tek disa shtete ishuj. Nje dite te bukur, kur une isha ne Londer, Pacolli me therret ne telefon dhe me luti qe te shkoje ta takoje Ambasadorin e ishullit Vanuatu ne Bruksel, e bashke me te kishte qene edhe Presidenti i ketij ishulli. Per shkak te pluhurit vullkanik ne Island (mund ta vertetoni kete ne google) Pacolli kishte deshtuar te mberrinte me kohe ne Londer per t’u takuar me perfaqesuesit e ketij shteti. Me tha nese mund te shkoja ne darke, ne nje restorant te zgjedhur nga ai, dhe te tregoja historine e Kosoves. Duke qene i paeksperience ne kete drejtim thash ta ftoja edhe dike me te mencur se sa une per te marre pjese ne kete ‘lobim timin’. E takoja kohe pas kohe Jehona Gjurgjealen gjate qendrimit tim ne Londer. Dhe per kete arsye njeriu i pare qe me shkoj ne mendje ishte Jehona. Keshtu edhe bem. Shkuam ne te dy bashke me ata ishullor. Biseduam gjere e gjate per Kosoven, per luften, per krimet serbe etj. U kerkuam edhe te na njohin. Me te mbaruar darka, secili prej nesh vazhduam rrugen tone. Te nesermen me merr Pacolli prape ne telefon. Me tregon qe edhe me tutje nuk po mund te fluturonte, sepse pluhuri po vazhdonte ta sabotonte trafikun ajror. E halli? Dikush duhet ta paguante qendrimin e delegacionit te Vanuatu ne hotelin ku po qendronin ne Londer. Nuk kisha aq funta ne dispozicion. Kushtonte rreth 5000 funta. Me tha se do te mi dergonte mjetet ne Ëestern Union ne Londer. Meqe isha bere pjese e lobimit, pranova. Keshtu ate dite, ose te nesermen, shkova ne filialen e Ëestern Union per t’i terhequr 5000 funtat e derguara nga Pacolli. Pergjegjesi ne kete institucion me pyeti nese kisha adrese te vendqendrimit ne Londer. I thash qe nuk kisha, sepse po qendroja perkohesisht dhe nuk isha i lajmeruar. “Nuk mund te t’i japim”, me tha ai. Provova ta bindja por nuk ishte e mundur. E lajmerova Pacollin per deshtimin tim te pare ne fushen e diplomacise. Pastaj ai si duket e gjeti nje rruge tjeter per te paguar at hotel per miqte nga Vanuatu.

Sic ju thash edhe ne mengjes, kjo ishte e verteta e trillimeve te Kohes Ditore rreth kesaj ngjarje. Kjo storie ishte publikuar vite me pare ne kete medium. Une pata biseduar permes telefonit me kryeredaktorin Agron Bajrami, te cilit ia pata shpjeguar rrefimin. Disi u patem marre vesh.

Tash i njejti qark, besimtaret e Veton Surroit, te nenshtruarit e perjetshem te tij, me pak vite vonese e perdorin rrefimin e njejte. Une nuk do te lodhem se perserituri te verteten. Do te provoj qe edhe permes rrugeve gjyqesore ta mbyll kete kapitull. Do te marr edhe njoftimin zyrtar nga Ëestern Union qe ato mjete nuk i mora kurre. Ato me gjase jane kthyer mbrapa.
Perfundimisht, kur u ktheva ne Kosove nga Londra, shteti i Vanuatuse e njohu pavaresine e Kosoves. Dhe per kete gje une shkrova, duke i dhene kreditin Pacollit per lobimin e tij, me leket e tij.

Dhe tash lidhja qe behet eshte kjo: frangat ne Ëestern Union ne emrin tim, kolumnja pro Pacollit. Pra une e kam shkruar kolumnen me pare. Ne shikim te pare duket e vertete. Kete duhet te pranoj.

Kjo ma rikujton ate rrefimin me lopen, qe po e mjelte nje burre. Gjate mjeljes se saj, lopa po e godiste me bisht. Burri sillet pak, mendohet pak dhe thote qe duhet t’ia lidhte lopes bishtin, ne menyre qe ky te vazhdonte te mjelte ate. E merr nje karrige qe e kishte afer, e heq rripin prej pantollonave, e kap bishtin e lopes ne nje shtylle ne tavan. Ne ate moment burrit i zhveshen pantollonat, sepse e kishte hequr rripin. Sapo i bien pantollonat, ne ahur futet gruaja e tij. E sheh burrin me pantolle ne fund te kambeve. E sheh lopen me bisht perpjet dhe e pyet e lemerisur: Cka je tuj bo o ti njeri?

“Qe po du me i kcy lopes”.

Ne keso situatash e verteta eshte shume e komplikuar te thuhet. Sepse rrethanat jane te tilla. Sepse sapo sillet puna te paret dhe te Pacolli, dyshimet jane te medha.

Kushdo qe doni me besu, besoni. Kushdo qe nuk doni, jeni te lire te leshoni fantazine tuaj deri ne marrezi.

p.s.

Pas dokumentarit Shtabi i Milionereve, prodhim i Express per Klan Kosova, sic edhe e kisha pritur, filluan gjurmimet ne veprimtarine time jetesore. Gjate jetes kam krijuar shume lidhje miqesore, jashtezakonisht te cmueshme per mu, por, pashmangshem, u krijuan, ose ndihmova qe te krijoheshin, edhe grupe njerezish qe nuk me duan aq shume.

Keta te fundit me se shumti i ben nervoz suksesi i Gazetes Express, si mediumi me i lexuar shqiptar. Madje, nuk e konsideroj shume negative qe edhe te kete sulme prej me te ndryshmeve kunder mejes. Tek e fundit jam pjese e ketij ambienti dhe njerezve u intereson se cfare kam qullosur gjate ketyre 40 viteve jete.

 

Shpërndaje në rrjete sociale