Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin kundër ambasadës së Francës në Burkina Faso, të cilin autoritetet atje e cilësuan si akt terrorist.
“Dënoj me fjalët më të ashpra sulmet, që ndodhën dje ndaj Ambasadës së Francës dhe Bazës Qendrore të Ushtrisë Kombëtare të Burkina Faso-s, në kryeqytetin e këtij shteti, Ouagadougou, të cilat lanë për pasojë disa persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, ka thënë Pacolli.
“Kosova qëndron krah për krah me Francën dhe të gjitha vendet aleate në mposhtjen e së keqes globale, e cila ka ndjellur vetëm frikë, nxitur urrejtje dhe ka krijuar pasiguri tek qytetarët”.
Qeveria e Burkina Fasos ka njoftuar mbrëmë se së paku tetë ushtarë kanë mbetur të vdekur gjithashtu edhe tetë sulmues – katër në Ambasadë dhe katër tek selia qendrore ushtarake.
Mediat raportojnë se mund të ketë numër edhe më të madh të të vdekurve.
Sulmi së pari kishte ndodhur në Ambasadën franceze, për t’u pasur më vonë me sulmin tjetër.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...