Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi gazeta Kapital publiko një shkrim në të cilën pretendohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po i bënë presion biznesmenit kosovar për t’i marr Aeroportin e Vlorës me forcë.
Pacolli ka hedhur poshtë këto spekulime duke e cilësuar artikullin si të shtrembëruar dhe me insinuata të pabaza, transmeton Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thekson se vizita e tij në Kryeministrin e Shqipërisë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco – që është aksionare shumicë në Aeroportin e Vlorës – ka qenë një takim kortezie dhe informues, ku është diskutuar vetëm mbi progresin e punimeve në aeroportin e ri.
“Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Artikulli i gazetës Kapitali është po aq i shtrembëruar sa edhe i padrejtë. Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi qenë në Kryeministri thjesht për një vizitë kortezie, ku informuam për ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës”, tha Pacolli.
“Nuk është aspak e vërtetë, as korrekte, të thuhet se ka pasur ndonjë presion apo kërkesë për t’u përfshirë qeveria, ashtu siç raportojnë disa media. Në fakt, duke qenë se aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari