Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar për shkollën e tij fillore “Lirija” në Marec.
Kjo shkollë ishte shkatërruar nga vërshimet në vitin 1983, teksa Pacolli tregon se vendosi ta rindërtonte duke e shëndrruar në një shkollë-muze për shkak të kujtimeve të shumta.
“Pikërisht për këtë arsye vendosa ta rindërtoj, ashtu siç ishte dikur, duke e shndërruar në shkollë-muze. Një vend që ruan historinë, dokumentet, ditarët dhe përkushtimin e atyre që punuan dhe mësuan aty me shumë mund. Kjo është një mënyrë për të nderuar të kaluarën tonë dhe për t’i dhënë brezave të rinj një pasqyrë të rrënjëve të tyre”, shkroi Pacolli në Facebook./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026