Ish-kandidati i AKR-së për komunën e Prishtinës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, Selim Pacolli ka nënshkruar sot koalicion qeverisës me kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për zgjedhjet e raundit të dytë që do të mbahen më 19 nëntor.
Pacolli ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshjeje nuk është që të grabiten poste, shkruan arbresh.info.
“Ne sot kemi arritur marrëveshje me z.Ahmeti dhe me Vetëvendosje që të bashëqeverisim në katër vitet e ardhshme. Nuk ka qenë intencë që ne të grabisim ndonjë dikaster të mundshëm. Kam thënë që do të bëjë bashkëqeverisje me çdo subjekt që merr parasysh programin tim qeverisës. Besoj që është mënyra më e mirë dhe programi më i mirë që i është ofruar qytetarëve të Kosovës.
Ai ka thënë se me koalicionin VV-AKR do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1590564634341956/
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...