Presidenti i AKR-së, përmes një postimi në facebook, përsëri ka shprehur shqetësimin e tij për rrethrrotullimin “Të rrethi i spitalit” dhe rrethrrotullimi siç e quan ai, monstroz “Të Lakrishta”.
Ai tha se ky është vizioni i atyre që qeverisin me Kosovën dhe jo vetëm të ky rrethrrotullim, por kudo, atyre u mungon dija, eksperienca dhe dëshira për të vepruar.
Postimi i plotë i z. Pacollit:
Para disa javë pata postuar një postim duke e komentuar vizionin e qeveritarëve për rrethrrotullimin e “Të rrethi i spitalit” dhe rrethrrotullimi monstroz “Të Lakrishta”.
Sot është e hënë e fundit të prillit 2015 dhe është formuar një kolon nga Veterniku deri të Lakrishta për shkak të një tuneli 2 korsijesh (si në vitët 50-dhjeta) në aksin Vetërnik-Pejë – Mitrovicë. Ky tunel paraqet “fytin e ngusht” ku shkrihët rruga katër korsije në dy anët e tij.
Si i tillë ky tunel është ndërtuar jo për trafikun e të ardhmës por për trafikun e së kaluarës ose më mirë të shprehëm,është ndërtuar për vitët 60-ta të shekullit të kaluar.
Ky është vizioni i atyre që qeverisin me Kosovën dhe shprehët jo vetëm të ky rrethrrotullim por kudo se atyre u mungon dija eksperienca, dëshira për të vepruar e vizioni. Pyes; si do të dukën kolonat e automjeteve në të ardhmën?, sigurisht shumë të gjata se nuk ka hapsirë më as për t’zgjëruar për shkak të ndërtimeve të favorizuara afër rrugës.
As Obiliqi nuk i shpëton Prokurorisë, intervistohen disa të ...
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...