Ish –presidenti i Kosovës dhe njëherësh Kryetari i AKR-së, z.Behgjet Pacolli ka komentuar krizën ekonmike në vend duke apeluar te kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që të ndërmarr dicka sa më shpejt që të rifunksionalizohen fabrikat e dikurshme ku sipas Pacollit po rrinë bosh nëpër Kosovë.
Postimi i plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Apel Kryeministrit të Kosovës
Çka duhet me ndodh më alarmante në rrafshin ekonomik në Kosovë në mënyrë që Qeveria të reagojë në ndërprerjen e thellimit të krizës që është duke e kapluar edhe më tepër vendin?
Për hir të obligimit që keni ndaj qytetarëve, ju lutem bëni diçka që sa ma shpejt të rifunkcionalizohen (me programe diferente prodhuese) fabrikat e dikurshme që rrinë bosh nepër Kosovë.
Kryeministër, ju e keni fuqinë politike! Rishqyrtoni funkcionin e Akp-së dhe ja ktheni fabrikat dhe tokat Komunave respektive! Komunat do t’i managjojnë ato sipas normave të ekonomisë së tregut nën përkujdesin e një trupi kontrollues të Qeverisë qendrore.
Kjo do të ndalë hovin e ikjeve të investitorëve dhe do krijojë mundësi për ardhjen e të tjerëve. Ju e dini Kryeministër se kjo punë bëhet vetëm me përkushtim! A e keni ju përkushtimin?
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...