Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se në Kosovë janë duke u dëmtuar miliona euro që janë investuar. Ai e ka marrë shembull një rrugë që ishte investuar dhe tashmë është e pakalueshme.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në kosovë gjendja është alarmante.
Ky është shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Alarmante… E shof çdo ditë dhe disa herë kam shkruar për investimet e kryera me paratë e qytetarëve, të cilat në mungesë të mirëmbajtjes dhe përkujdesjes çdo ditë shkatërrohen. Konkretisht kam shkruar për rrugën Prekoc-Krilevë (përreth lumit të Marecit).
Rruga që u ndërtua në vitin 2014 sot praktikisht është e pakalueshme. Para kamerave të KTV-së një zv. Ministër i Qeverisë së Kosovës u pat zotuar se mbrenda verës së kaluar do të perfundojnë riparimin e rrugës. Nga ky zotim, pos genjeshtrës nuk pati asgjë. Pra, ky investim disa milionësh praktikisht po shkon dëm ashtu siq po shkojnë dëm miliona e miliona euro në tërë Kosovën. Situata është shumë alarmante. Vendi po degradohët për mungesë të perkujdesit. Kosova duhët të lirohët nga shkatrruesit! Kosova ka nevojë për njerëz që e dojnë dhe punojnë për vendin.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...