Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka përshëndetur votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Pacolli ka thënë se i vjen keq që ky ligj është vonuar shumë.
“Qytetarët e Kosovës nuk e merituan këtë vonesë. Me miratimin e këtij ligji, deputetët e KK kryejnë detyrimin minimal para qytetarëve. Nga ana tjetër, është për të ardhur keq që disa deputetë e kanë kthyer Kuvendin në një ode të egos dhe interesave personale, duke injoruar faktin që ata janë të zgjedhurit e popullit qe duhet të punojnë për interesat e popullit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai ka shkruar tutje se “Injorimi ose kushtëzimi për miratime të ligjeve me qëndrime personale përplot inate, teke, mllefe,interesa partiake, interesa personale, grupore etj dëmtojnë mbarvajtjën e punës madhore të Kuvendit”.
“Veprimet e tilla janë të dëmshme dhe të papërgjegjshme. Shpresoj që kolegët e mi deputetë në të ardhmen do të jenë më të përgjegjshëm dhe nuk do të harrojnë se ata janë të zgjedhur nga populli që duhet t’a përfaqësojnë korrektsisht”, ka pohuar ai.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës miratoi sot Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./arbresh.info/
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë