Ishte premtuar nga secili ministër që vendi i punës në QKUK do të respektohet.
Por duket se praktika e zgjatjes së pauzave nga mjekët e klinikave po vazhdon ende.
Një pacient i cili dëshiron të mbetet anonim ka dërguar një video në adresë të portalit arbresh.info ku shihet se Urgjenca e ORL-së është pas asnjë mjek.
Sipas tij, atij i është thënë të priste 10 minuta pasi që mjekët janë në pauzën e darkës.
“Ishim në Klinikën e ORL-së te urgjenca, kujdestarja me tha pritni 10 min se mjekët janë në darkë pauzë e pyeta sa e kanë pauzën më thanë s’kanë kohë të caktume kur ta kryejnë ata një palë afër meje ke fëmijë i vogël ai s’mujti me prit se mjekët u vonun edhe shkun dmth një orë prita deri u kthy doktori”, tha ky burim për arbresh.info.
Tutje pacienti thotë se në klinikë iu tha se nuk ishte për urgjencë dhe që do duhej të kishte shkuar më herët.
“Me than s’kanë pauzë kur dojn kthehen vet ata edhe me tha pse s’je ardh ma herët se s’koke fort urgjent”, u shpreh ai.
Disa mjekë janë suspenduar kur janë bërë kontrollet nëpër klinika, pikërisht për problemin se nuk gjenden në vendin e punës nga pacientët./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...