Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media sqaron se personi i rezultuar pozitiv me koronavirus, nuk gjendet në këtë komunë, pasi që ai është kthyer në vendin e tij ku jeton me familje jashtë vendit.
Sqarimi i Komunës së Malishevës vjen pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) njoftoi sonte se edhe një person nga Komuna e Malishevës ka rezultuar pozitiv sot me COVID-19.
Shtabi Komunal Emergjent për Menaxhimin e Situatës me pandeminë COVID-19 në Malishevë sqaron se ka pasur kontakt me personin, i cili e ka konfirmuar se ka udhëtuar për në vendin ku jeton me familje dhe punon atje.
Testi i është bërë ditë më herët dhe i njëjti për shkak të obligimeve në punë, nuk ka mund të presë më gjatë për marrjen e rezultatit të analizës.
Shtabi Komunal iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën e nevojshme./lajmi.net/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...