Aleanca Kosova e Re, ka arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, si pjesë listës së LDK-së.
Marrëveshja mes dy partive është bërë që të shkohet me listë të përbashkët, ku në këtë listë, AKR do të ketë 10 kandidatë për deputetë.
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.
“Në këto zgjedhje do të shkojmë me listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dëshira edhe kërkesa ka qenë me pas koalicion, por marrëveshja është arrit që të shkojmë në listë të përbashkët. Në këtë listë, AKR do t’i ketë dhjetë deputetë”, tha Makolli.
Ndërkaq nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 kanë bërë të ditur se janë paraqitur vetëm dy koalicione parazgjedhore, atë Vakat dhe Zajedno. Kurse Partitë kanë afat deri në orë 18:00 për të zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore./arbresh.info/
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari