Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Në një konferencë për media të mbajtur sot, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se më 28 gusht i janë drejtuar me kërkesë zyrtare për shkarkim të gjitha grupeve parlamentare, përveç Listës Serbe.
“I kemi dërguar letër të gjitha partive parlamentare si Vetëvendosjes, PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe partive të komuniteteve joshumicë. Deri më tani, nuk kemi pranuar asnjë përgjigje,” tha Gucati.
Ai theksoi se nëse në seancën e parë të ardhshme parlamentare nuk merret vendim për shkarkimin e Bashës, OVL-UÇK do të ndërmarrë masa të tjera.
“Ju e dini pse po e kërkojmë shkarkimin e tij. Dimal Basha ka bashkëbotuar një punim shkencor me një autore maqedonase, Jana Arsovska, e cila ka bërë akuza të rënda dhe të pavërteta ndaj UÇK-së, duke e lidhur atë me aktivitete kriminale gjatë luftës. Kjo është një pavërtetë dhe një gënjeshtër shumë e madhe,” u shpreh Gucati.
Ai paralajmëroi se në rast të mosveprimit nga partitë politike, OVL-UÇK do të organizojë protesta.
“Rruga nuk është opsioni ynë i parë, por nëse Parlamenti nuk vepron, do të detyrohemi të dalim në protesta. Për datën dhe orën e protestës do të njoftojmë pas kthimit nga Haga, pasi aktualisht jemi të angazhuar edhe atje”, shtoi ai./rtk
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...